Vota dhe Rëndësia e saj!
Çdo katër vite qytetarët shqiptarë votojnë për të zgjedhur kryeministrin dhe përfaqësuesit e tyre në parlament, por gjithmonë përballen me pyetjen “Përse duhet të votoj ?”.
Zgjedhjet parlamentare më 25 Prill po afrojnë dhe mendoj se shqiptarët janë në dilema për të votuar apo jo. Ajo që duhet të dinë paraprakisht është rëndësia tepër e madhe që ka vota e tyre dhe përdorimi i të drejtës për të votuar, e cila është një mënyrë për të ushtruar shtetësinë.
Kjo i lejon qytetarët të mbrojnë liritë e tyre dhe ta bëjnë demokracinë funksionale.
Çdo qytetar përveç të drejtave, ka për detyrë të marrë pjesë në jetën politike në përgjithësi.
Votimi na lejon të ndikojmë në vendimet e ardhshme politike që do të ndikojnë direkt ose indirekt në të ardhmen tonë .
Qytetarë, nuk mund të zgjedhin kandidatët tek të cilët keni besim, apo ata me të cilët ndani të njëjtat mendime, të njëjtat vlera dhe të njëjtin vizion, gjëja e rëndësishme është krahasimi i programeve të palëve të ndryshme në mënyrë që të përcaktohet se cili mbart idetë tona dhe që në të vërtetë ja vlejnë!
Pjesëmarrja në zgjedhje ju lejon të jepni mendimin tuaj ,dhe të bëni zgjedhjen tuaj për të ardhmen tuaj edhe në qoftë se zgjidhni të abstenoni.
Unë Suela me patjetër do të votoj që të shpreh zërin tim për katër vitet e ardhshme ; ndaj më e mira e mundshme është që në datë 25 Prill të votoni që zëri juaj të dëgjohet për të pasur një të ardhme më të mirë.
Më 25 Prill vendosni JU!
Autori: Suela Gega
Disclaimer: “Ky botim u prodhua në kuadër të projektit “Zëri im; Vota ime” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.”
- Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Skemës së Nën-Granteve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit – SGS EuropeAid / 163516 / DD / ACT / AL-2
- The project is funded by the European Union through the Sub-Grant Scheme of the Albanian Helsinki Committee – SGS EuropeAid / 163516 / DD / ACT / AL-2
Previous
National Training Course of the No Hate Speech Movement Albania “Power of Words” in snapshots
Next