Përse duhet të votoni?
“Votimi është detyra juaj qytetare”. Kjo është një shprehje mjaft e zakonshme, veçanërisht kur dita e zgjedhjeve afrohet.
Por çfarë do të thotë në të vërtetë?
Rritja e numrit të njerëzve që votojnë në çdo zgjedhje do të thotë përfaqësim më i mirë, më shumë fonde për komunitetet tona dhe një cilësi më e mirë e jetës. Nëse ne punojmë së bashku si një komunitet dhe rrisim pjesëmarrjen e votuesve, atëherë legjislatorët tanë shtetërorë dhe kombëtarë do të dëgjojnë nevojat tona. Arsimi, kujdesi shëndetësor, imigracioni, infrastruktura, ekonomia, etj janë të gjitha të prekura nga vota jonë. Vlera e saj është shumë e madhe, sepse në vetvete ajo përmban një esencë sovraniteti aq të fuqishëm sa e bën të drejtën e votës të ketë një kompleksitet lidhjesh shoqërore.
Vota juaj mund të mos zgjedhë drejtpërdrejt kryeministrin, por nëse vota juaj i bashkohet shumë të tjerëve në rrethin ose qarkun tuaj të votimit, vota juaj pa dyshim ka rëndësi kur bëhet fjalë për rezultatet zgjedhore. Edhe nëse nuk jeni ende 18 vjeç, përsëri mund të merrni pjesë në proçesin zgjedhor. Ju mund të mos jeni në gjendje të futeni në një kabinë votimi, por ka gjëra që mund të bëni për t’u përfshirë. Një aspekt tepër me peshë është që çdo individ të jetë i informuar për të
drejtën e tij legjitime dhe ta vendosi në funksion të dobishëm, duke shfaqur vullnetin e tij sipas rregullave të përcaktuara nga ligji. Çdo person duhet të ngrej zërin për çdo situatë që i duket problematike gjatë proçesit të zgjedhjeve dhe shikon cënimin e votës së tij apo të të tjerëve.
Lexoni për çështjet politike (lokale dhe kombëtare) dhe kuptoni se ku qëndroni. Dilni dhe bisedoni me njerëzit. Edhe nëse nuk mund të votoni, përsëri mund të shprehni mendime në mediat sociale, në shkollën tuaj ose forume të tjera publike. Nëse mbështesni një kandidat të veçantë, mund të punoni në fushatën e tyre duke bërë njoftime derë më derë ose duke shkruar fletepalosje. Puna juaj mund të ndihmojë që kandidatët të zgjidhen, edhe nëse nuk jeni në gjendje të votoni vetë.
Duhet të jemi në dijeni dhe ne si persona të një komuniteti, sesa e çmuar është vota jonë. Sovraniteti kurdoherë ndodhet tek ne, ndaj dhe kjo fuqi duhet mirëmenaxhuar në duart tona në mënyrën më të mirë të mundshme.
Autori: Silva Resuli
“Ky botim u prodhua në kuadër të projektit “Zëri im; Vota ime” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.”
- Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Skemës së Nën-Granteve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit – SGS EuropeAid / 163516 / DD / ACT / AL-2
- The project is funded by the European Union through the Sub-Grant Scheme of the Albanian Helsinki Committee – SGS EuropeAid / 163516 / DD / ACT / AL-2
Next